Description
►Day 1: Dita e parë:
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Abu Dhabi (WIZZ-AIR). Nisja nga Tirana në orën 16:10 – Mbrritja në Abu Dhabi në orën 23:20. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 2: Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 3: Dita e Tretë:
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
►Day 4: Dita e katërt:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 5: Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi – Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 11:45 – Mbrritja ne Tirane 15:35.
Kujdes:
Hoteli ne Dubai eshte: ECOS Dubai Hotel
Hoteli qe akomodohen klientet ne Abu Dhabi eshte: Ibis Abu Dhabi Gate ose Novotel Abu Dhabi Gate
Çmimi për person të Rritur përfshin:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Abu Dhabi dhe Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Vetëm 1 çantë shpine.
Shënim: (Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe Siguracioni Shëndetësor €15 dhe të gjitha shërbimet Opsionale.)
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €89
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
Reviews
There are no reviews yet.