ABU DHABI – DUBAI / 6 DITE

439,00 

►DATA TE NDRYSHME NE DHJETOR, JANAR, SHKURT

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:

• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Abu Dhabi dhe Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Vetëm 1 çantë shpine.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe Siguracioni Shëndetësor €15 dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

Category:

Description

►Day 1: Dita e parë

Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Nisja nga Tirana në orën 12:55 – Mbrritja në Abu Dhabi në orën 20:50. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Day 2: Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Day 3: Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

►Day 4: Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

►Day 5: Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping dhe Ekskursione Opsionale.

►Day 6: Dita e Gjashtë:

Mëngjesi në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  – Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 09:15 – Mbrritja ne Tirane 12:20.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ABU DHABI – DUBAI / 6 DITE”