KORFUZ MESSONGHI BEACH RESORT 7 DITE

475,00 

Qershor 2,8,14,20,26,02,08,14,20,26

Gusht 01,07,13

Shtator 06,12

7 Dite Plazh ne Messonghi Beach Resort 4 Yje ne sherbimin All Inclusive + Transporti + Trageti + Ekskursione.

Ekskursione per te vizituar plazhe dhe atraksione ne Korfuzi si:
Paleokastrica
Lundrim me traget dhe shetitje ne ishujt Paxos – Antipaxos
Tur i qytetit te Kelkyres

Te gjitha godinat e Messonghi Beach Resort ku realizohet akomodimi jane ndertuar midis kopshteve dhe lendinave qe zbresin ne nje plazh me rere.
Dhomat jane te gjitha te pajisur me ajer te kondicionuar, kane nje TV satelitor, minibar dhe banjo private me dush dhe tharese flokesh.
Cadrat e plazhit ne pronesi te hotelit jane shperndare pergjate plazhit dhe gjithashtu ne pishinat e hotelit.
Kompleksi perbehet nga 3 pishina te hapura noti (2 pishina per te rritur dhe 1 mini akuapark), disa bare, nje bar plazhi, 2 restorante, nje restorant ne plazh qe sherben snacks, nje klub nate, disa dyqane, nje qender konferencash, fusha sporti dhe nje qender SPA.
Parkim falas i automojeteve private eshte e mundur ne parkimin e resortit.

 

Categories: ,

Description

DITA 1: PLAZH NE KORFUZ

DITA 1:

*Nisje ne oren 00:10 ne drejtim te Igumenices. Pas nje pushimi per mengjes vazhdojme rrugetimin duke kaluar nga dogana e Qafe Bote. Me pas me traget nga porti Igumenicees udhetojme drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 ore e 30 minuta.
*Mberritja ne Korfuz dhe transferta per ne Messonghi Beach Resort 4 Yje superior (20 km larg qytetit Kelkyra).
Ne recepsionin e hotelit guida (shoqeruesi) do ju asistoj ne procedurat e check in-it dhe akomodimit ne dhoma.
Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive te hotelit, duke perdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit.
Gjate qendrimit tuaj ne Messonghi Beach Resort, guida e agjensise do te jete ne asistencen tuaj cdo dite duke u kujdesuar per kerkesat tuaja.
Informacion: Guiden  mund ta gjeni ne cdo moment ne hollin e resortit ne hapsiren e dedikuar per agjensine tone.

Nisje nje dite me perpara nga Prishtina dhe Prizreni ne drejtim te Igumenices, nga pika kufitare e Morines per ne Shqiperi dhe e Qafe Botes per ne Greqi. Ndalesa per pushime rruges. Mberritja ne Igumenice nga ku lundrojme me traget drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 ore e 30 minuta.
Mberritja ne Korfuz dhe transferta per ne Messonghi Beach Resort 4 Yje (20 km larg nga Kelkyra).
Ne recepsionin e hotelit guida (shoqeruesi) do ju asistoje ne procedurat e check in-it dhe akomodimit ne dhoma.
Kohe e lire per plazh ne sherbimin All Inclusive te resortit, duke perdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit.
Gjate qendrimit tuaj ne Messonghi Beach Resort, guida e agjensise do te jete ne asistencen tuaj do dite duke u kujdesuar per kerkesat tuaja.
Informacion: Guiden  mund ta gjeni ne cdo moment ne hollin e resortit ne hapesiren e dedikuar per agjensine tone.

Dita 2: PLAZH NE KORFUZ

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambientet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

Dita 3: PLAZH NE KORFUZ

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambientet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

*OPSIONALEEkskursion ne ishujt Paxos – Antipaxos me traget  (Cmimi per person 30€ transferta + guida + bileta e tragetit).
Pas mengjesit ne hotel, kjo dite do te jete e dedikuar per te vizituar ishujt Paxos – Antipaxos.
Ne oren 8:00 do te largohemi nga hoteli ne shoqerine e guides ne portin kryesor te Korfuzit ku do te startojme udhetimin me anije per vizite dhe plazh ne ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS. Ne kete shetitje te mrekullueshme do te kemi mundesi te vizitojme shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai .
Vizite panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis dhe Plazh ne ujerat kristal te Antipaxos ne Paradise Beach.
Me pas ndalese ne fshatin Gaios per plazh, shetitje dhe konsumimin e drekes.
Kthimi ne port pasdite rreth ores 19:00 dhe kthimi ne hotel per te shijuar darken.

Dita 4: PLAZH NE KORFUZ

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambjentet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

*OPSIONALE: Ekskursion ne plazhin Paleokastritsa (perfshire ne cmimin e paketes)
Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli per plazh ne Paleokastritsa.
Gjate qendrimit ne Paleokastritsa, mund te relaksoheni ne nje nder plazhet me te bukur dhe te njohur te Korfuzit. Gjithashtu se bashku me guiden do te mund te organizojme shetitje me varka per te zbuluar me shume gjirin e Korfuzit ne afersi te Paleokastritses.
Gjate rruges ndalese ne fabriken e pijeve dhe likereve “Koum Kouat”.
Qendrimi per plazh deri pasdite dhe sipas deshires vizite ne Akuariumin dje Manastirin e Paleokastritses.
Kthimi ne hotel per darken.

Dita 5:  PLAZH NE KORFUZ

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambientet e resortit ne sherbimin All Inclusive

Dita 6:  PLAZH NE KORFUZ

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambientet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

*OPSIONALE: Ekskursion ne qytetin e Kelkyres.
Pasdite ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli drejt Kelkyres (qyteti kryesor i Korfuzit) per te vizituar Sheshin Venecian (i cilesuar si nje nga sheshet me te medha ne Greqi ) , Kalaja e vjeter Paleo Frouria, etj…
Qendrimi ne Kelkyre deri ne mbremje dhe kthimi ne hotel per darken.

Dita 7:  PLAZH NE KORFUZ

Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit largimi nga hoteli dhe nisja drejt Kosoves.
Lundrimi me traget nga Kelkyra ne drejtim te Igumenices. Pas mberritjes ne portin e Igumenices nisja drejt Kosoves (nga doganat Qaf Bote dhe Morine) dhe mberritja ne mbremje.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “KORFUZ MESSONGHI BEACH RESORT 7 DITE”