Description
DITA 1: Plazh ne Laganas Beach dhe Vizite ne Zante
*Nisja drejt Greqise ne mbremje te dites se hene. Ndalesa te shkurtra rruges per pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijes.
Vazhdimi i udhetimit duke pershkruar qytetin e Janines dhe me pas autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Killinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos.
Mberritja ne Zakynthos dhe akomodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje, ne qender te Zantes ne qytetin kryesor te ishullit.
Pas akomodimit ne hotel transferohemi ne Laganas beach (9 km larg Zantes).
Kohe e lire per plazh ne Laganas.
(Klientet qe nuk deshirojne te vijne ne Laganas, mund te shfrytezojne pishinen e hotelit e pozicionuar ne tarracen e tij).
Pasdite kthimi ne hotel.
Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates se qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirisht ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj. Taverna te shumta dhe lokalet me te njohura per organizime eventesh dhe party ndodhen vetem ne Zante, qytetin me te madh dhe te rendesishem te ishullit Zakynthos.
DITA 2: Plazh Banana Beach dhe Porto Zoros
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Banana Beach nje nga plazhet me te frekuentuara ranore ne ishull. I pozicionuar ne pjesen juglindore te Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujera te kristalta dhe te ngrohta te detit Jon, ofron infrastrukture dhe nje kulinari tradiconale te shumellojshme.
Te rinjte dhe femijet mund te argetohen me sportet e shumta ujore qe mundesohen ne pjesen jugore te plazhit, ndersa ata qe duan te eksplorojne mund te ecin gjate bregut drejt veriut per ne plazhin shkembor te Porto Zoros.
Kohe e lire per plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel.
*Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates se qytetit.
DITA 3: Plazh dhe Shetitje me Traget ne Navagios beach (Shipwreck)
*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Zante na pret trageti per te vazhduar lundrimin drejt nje prej plazheve me te famshem boteror si NAVAGIOS BEACH (Shipwreck).
*Opsionale: Ekskursion me traget ne nje prej plazheve me te famshem boteror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhetimi yne fillon ne oren 08:30 me startimin nga hoteli dhe ne oren 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut pergjate bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre perrallore. Pasi te kalojme plazhet me rere te Alikanas dhe Alikes, arrijme ne gjirin e Shen Nikollen e pergjumur ne veri, nje nga fshatrat me idilike te ishullit. Ndalesa jone e pare eshte tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit ne brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyrash te purpurte, te kuqe dhe blu ne muret e shpelles.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do te veshtrojme nga larg nje nder qytezat me te vjeter te Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit me ne thellesi per ne Jug te ishullit ku me pak fat do te mund te shohin edhe delfine!
Ndalesa jone tjeter 1 ore eshte vertet befasuese, dicka qe shume prej jush e keni pare me pare por deri tani vetem ne kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohe e lire per plazh dhe per te shijuar bukurine perrallore te Navagios.
Pas qendrimit ne Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju keshillojme te mbani celularet te karikuar per foto, pasi lundrojme pergjate Lagunes fantastike te Porto Vromi, i cili eshte fshati me i vjeter i peshkatarve te Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur ne shkemb.
Pas kesaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, nje kompleks prej rreth njeqind shpellash. Tre prej tyre jane me te medhenjte dhe ne njeren prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi, ku gjjithashtu do te mund te shikojme perseri disa delfine.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me ne jug ku do te vizitojme Shpellat e famshme te Keri.
Me pas kohe e lire per plazh dhe per nje notim freskues ne plazhin Oasis.
Por Aventura jone Blu rreth ishullit te Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj beni gati celuaret tuaj perseri per ishullin e Marathonissi. Shume vite me pare Marathonissi ishte lidhur me nje rrip toke me Zakynthos. Ky ishull eshte i famshem per breshkat Caretta-Caretta te cilat jane edhe simboli i Zakynthos. Nese jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk jane te ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do te keni mundesi te kapni ne foto nje nga momentet tuaja me te paharrueshme te ketyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do te jete per plazh dhe per te shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka ne Vasiliko.
Gjate kthimit per ne qytetin e Zantes, do te pershkrojme disa nga plazhet me breg te gjere si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe qe mund ti vizitoni gjate pushimeve tuaj ne ishull.
Kthimi ne portin e Zantes rreth ores 18:00. (Kjo shetitje e mrekullueshme kushton 30 eur per te rritur dhe 20 eur per femijet (2 – 10 vjec) dhe perfshin bileten e tragetit).
*Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante.
—–
(Shenim: Per plazhin Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve, ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit.
Ndalesat e plazheve te lejuara per zbarkim qe do te shfrytezohen nga anija, do te komunikohen nga kapiteneria e anijes)
DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel, nisemi drejt limanit te Agios Sostis. Limani ndodhet ne pjesen jugore te Laganas dhe prane ishullit te mrekullueshem te Cameos. Sipas deshires ju mund te zgjidhni te beni plazh ne ujerat e kristalta ne bregun shkembor te ishullit i cili lidhet me limanin me nje ure te varur druri ose te merrni varka te cilat ju cojne ne shpellat me ujera termale te Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu ne kete zone do te keni mundesi zhytje me maska te thjeshta dhe te vezhgoni e te notoni prane breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka ne shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta eshte nje ekskursion shume i rekomandueshem dhe nje eksperience qe nuk duhet ta humbisni.
Kohe e lire per plazh dhe aktivitetet qe keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Hotel- limani Agios Sostit – Hotel eshte e perfshire ne cmimin e paketes; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 eur).
*Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante.
DITA 5: Plazh ne Tsilivi Beach ose Ekskursion ne Ishullin e Kefalonias
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel nisemi kesaj radhe drejt veriut te ishullit ne Tsilivi Beach nje tjeter plazh shume i frekuentuar ne ishull. I pozicionuar ne pjesen veri-lindore te Zakynthos dhe rreth 10 km nga Zante, Tsilivi Beach me ujera te kristalta dhe te ngrohta te detit Jon, ofron infrastrukture dhe nje kulinari tradiconale te shumellojshme.
Te rinjte dhe femijet mund te argetohen me sportet e shumta ujore qe mundesohen rreth plazhit.
Kohe e lire per plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel.
*Opsionale: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, per klientet qe deshirojne te vizitojne nje tjeter ishull magjepses te Greqise. Udhetimi yne fillon ne oren 08:30 me startimin nga hoteli dhe ne oren 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mberrime rreth ores 09:00 te mengjesit. Ndalesa e pare do jete ne shpellen befasuese te Drogaratit, e famshme per stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustiken ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizoje ne kete shpelle nje nga koncertet e saj. Me pas do i drejtohemi nje tjeter shpelle mahnitese dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nentokesor, dhe tavani i shpelles ka nje kurore te care e cila lejon qe rrezet e djellit dhe gjelberimi te japin imazhin e nje xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me nje bregdet romantik do jete ndalesa per te konsumuar dreken ne nje nga tavernat e zones, ndalese e planifikuar 1 ore.
Pas drekes sone nisemi ne jugperendim drejt kryeqytetit te ishullit, Argostoli. Aty do te keni mundesine te shetisni, beni disa pazare ose pini nje kafe ne nje nga shume kafenete me arredimin karakteristike te zones.
Kjo vizite nuk do te jete e plote pa nje ndalese fotografike ne te famshmin Plazhi i Myrtos ku nese koha e lejon, do te kalojme nga plazhi Sami dhe Lassi per nje pamje panoramike. Turi yne perfundon perseri ne Poros, ku do te jete anija duke pritur per t’ju kthyer ne Zakynthos. Nisemi nga Kefalonia ne oren 18:00 dhe mberrijme ne Zakynthos ne ore 19:00. (Kjo shetitje e mrekullueshme kushton 55 eur per te rritur dhe 35 eur per femijet (4 – 10 vjec) dhe perfshin bileten e tragetit).
*Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante.
DITA 6: Ndalese ne Janine dhe Kthimi
*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit, ne oren 10:30 nisja me traget nga Zakynthos per ne portin e Killinit.
Mberritja ne Killini dhe vazhdimi udhetimit per ne Shqiperi.
Ndalese ne Janine per pushime ne bulevardin buze liqenit.
Pas ndaleses ne Janine kthim nga kufiri i Kakavise per Shqiperi
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.
Reviews
There are no reviews yet.