Description
►Day 1: Dita e parë
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Abu Dhabi (WIZZ-AIR). Nisja nga Tirana në orën 18:30.
►Day 2: Dita e Dytë
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 3: Dita e Tretë:
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
►Day 4: Dita e katërt:
(Opsionale),Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
►Day 5: Dita e Pestë:
Mbrritja në Delhi në 03.00. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.
►Day 6: Dita e Gjashtë:
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Qutub Minar. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 7: Dita e Shtatë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Nisja për në Aeroportine Delhit. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Fluturimi Direkt Delhi – Dubai.
►Day 8: Dita e Tetë:
Nisja nga Delhi në orën 04.10. Mbrritje në Dubai në orën 06.50. Transferta me Autobus nga Aeroporti i Dubait për në Aeroportine Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi – Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 – Mbrritja ne Tirane 17:35.
Reviews
There are no reviews yet.